Pioli lojtarëve të Milanit: Të punojmë fortë që të kthehemi në Ligën e Kampionëve

Futboll

Pioli lojtarëve të Milanit: Të punojmë fortë që të kthehemi në Ligën e Kampionëve

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka kërkuar nga lojtarët të punojnë fort në mënyrë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.

“Rossonerët” janë kryesuesit në Seria A, një pikë më shumë se rivalët e Interit.

Pavarësisht kësaj, Pioli ka kërkuar nga lojtarët që të plotësojnë objektivin dhe të rikthehen në Champions.

“Duhet të punojmë që të përmirësohemi dhe të rikthehemi në Ligën e Kampionëve. Klubi nuk ka kërkuar asgjë, ata nuk na bëjnë presion”.

“Duhet të bëjmë çmos që të sjellim Milanin ku duhet të jetë, në Ligën e Kampionëve. Ka munguar për një kohë të gjatë”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat