Manchester Unitedi ia rinovon kontratën Lingardit deri në vitin 2022

Futboll

Manchester Unitedi ia rinovon kontratën Lingardit deri në vitin 2022

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:22
Jesse Lingard

Manchester Unitedi ka aktivizuar mundësinë e rinovimit të kontratës së mesfushorit Jesse Lingard deri në verën e vitit 2022.

Anglezit do t’i skadonte kontrata në fund të edicionit, mirëpo “Djajtë e Kuq” vendosen ta mbajnë edhe për 12 muaj të tjerë.

28-vjeçari nuk është në planet e Solskjaer, meqenëse ende s’ka zhvilluar asnjë minutë në Premierligë.

Lingard ka bërë dy paraqitje në Kupën e Anglisë, derisa në njërën ishte në formacionin bazë.

Sidoqoftë, tani anglezi pritet të jetë në “Old Trafford” edhe për një tjetër edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat