Dështimi i Real Madrid, pas 13 vitesh shënon më pak se 100 gola

Futboll

Dështimi i Real Madrid, pas 13 vitesh shënon më pak se 100 gola

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Real Madrid nuk po shkëlqen si dikur. Barazimi me Elche mbrëmjen e djeshme ishte një tregues për këtë, por shenjat madrilenët i kanë dhënë gjatë gjithë vitit. Pas 13 vitesh, kampionët në fuqi të Spanjës nuk ia kanë dalë të shënojnë 100 gola brenda vitit kalendarik.

Real Madrid e ka mbyllur vitin me 91 gola, një shifër e ulët. Për të numëruar më pas se 100 gola duhet të kthehemi në vitet 2006 dhe 2007, kur spanjollët numëronin nga 99 gola të shënuar. Vjet u ndalën te shifra 100, ndërsa shifrën më të lartë e kanë regjistruar në vitin 2014.

178 gola të realizuar, sigurisht me Cristiano Ronaldon në ekip. Në vitin 2011 Reali ka shënuar 164 gola, kurse në dy vite rresht, 2012-2013 ka realizuar nga 156 gola. Më poshtë ju sjellim shifrat nga viti 2006, deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat