Pas 10 vitesh mungesë në futboll, rikthehet Raymond Domenech

Futboll

Pas 10 vitesh mungesë në futboll, rikthehet Raymond Domenech

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Raymond Domenech

Ish selektori i Francës, Raymond Domenech, është rikthyer profesionit pas 10 vitesh.

Raymond Domenech, u rikthye në futboll pas 10 vieteve mungesë, aventura e tij e fundit ishte me Kombëtaren franceze nga viti 2004 deri në vitin 2010.

Francezi ishte prezantuar sot si trajneri i skuadrës Nantes.  Ai u shpreh i lumtur me rikthimin dhe tha se mungoi për motive personale.

‘Jam vërtet i lumtur që jam rikthyer, vitet e fundit kam qëndruar larg nga bota e futbollit por kur kam marrë këtë mundësi nuk jam menduar dy herë’, tha ai.

‘Dy ditët e fundit kanë qenë fantastike, të bësh këtë punë është fantastike dhe kështu ka qenë nga dita ime e parë si trajner’, shtoi ai.

Ai foli edhe për aventurën me Kombëtaren franceze e cila ishte e hidhur.

‘Është pjesë e eksperiencës time, nuk brengosem tani për këtë, tani jetoj në momentin prezent, ajo çka ka ndodhur nuk mund të ndrrohet. Duhet të shijoni momentet e tanishme dhe unë jam i lumtur këtu’, tha Domenech.

‘Ajo çka dua të bëj është të jem prezent në stërvitje, klubi ka lojtarë kualitativ dhe zbaviten duke luajtur, kam vërejtur një lumturi të madhe në skuadër’, përfundoi Raymond Domenech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat