Lampard: Ziyech mund të luajë kundër Cityt

Futboll

Lampard: Ziyech mund të luajë kundër Cityt

Më: 1 janar 2021 Në ora: 17:47
Hakim Ziyech

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur për lëndimet e lojtarëve, ai tha se Hakim Ziyech ishte gati të rikthehej pasi u stërvit në tre ditët e fundit.

Hakim Ziyech mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Manchester City, në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës.

Aktualisht, 27 vjeçari konsiderohet si themeli i sistemit të Lampard, kjo pasi që përqindja e fitoreve me Ziyech në formacion ishte 83% ndërsa që nga lëndimi i tij Chelsea ka arritur të fitojë vetëm 33% të ndeshjeve.

Përfaqësuesi i Kombëtares marokiene,  i cili u bashkua me ‘The Blues’ nga Ajax për një shumë prej 40 milionë euro, ka qenë jashtë fushe pas një lëndimi që pësoi në këmbë kundër Leeds United më 2 dhjetor.

“Ai është gati dhe po stërvitet,  ka stërvitur dy ose tre ditët e fundit kështu që unë do të duhet të marr vendimin nëse ai është gati për të filluar’, tha Lampard gjatë konferencës për shtyp të së premtes, në uebfaqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat