Ismet Munishi - trajneri më i popullarizuar në Kosovë për vitin 2020

Futboll

Ismet Munishi - trajneri më i popullarizuar në Kosovë për vitin 2020

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 18:32
Ismet Munishi - trajneri më i popullarizuar në Kosovë për vitin 2020

Ismet Munishi është trajneri më i popullarizuar i vitit 2020 në Kosovë. 

Ai njihet me deklarata të ndryshme, disa diplomatike, disa herë shumë të ashpra, ka pasur raste edhe kur ka eskaluar apo siç thonë në popull: Del nga vetja!  Kartonat i kuq nuk i ka pasur fort mërzi, sepse ishte mësuar me ato kartona të shkretë!

Deklaratat e tij, shumë herë janë komentuar në forma të ndryshme nga opinioni, që besa me ditë të tëra kanë zgjatur.

Munishi është trajneri që i dha shije Ballkanit, Superligës së Kosovës edhe atëherë kur gjithçka dukej e vdekur në kohë të pandemisë! Çfarë e dallon Munishin? Munishin, ata që e njohin nga afër e dijnë se është shumë shpirt i mirë, i dhimbshëm por ka momente që ndezët për 1 sekondë dhe tërë mllefin e zbrazë publikisht. 

Është trajner që ka karizëm, por edhe kur gabon kërkon falje, sepse faljen e vlerëson si burrërore dhe demokratike.

Trajner, jo vetëm në fushë që krijon drama por edhe jashtë fushës, shumë herë edhe bënte show, duke e disponuar opinionin sportiv. Ai kur kritikon, kritikon me emra, nuk fshihet sikur ata gratë e këqija. Së fundi, ndau rrugët me Ballkanin, por i ndau si burrat e vërtetë dhe pa asnjë dramë! 

Ismet Munishi edhe si futbollist, edhe si trajner, është romantiku i futbollit të Kosovës sepse di të krijojë situata, herë të nxehta e herë show! Ismet Munishi është trajneri më i popullarizuar për vitin 2020 në Kosovë, përveç me Ballkanin që luftojë për titull dhe për Kupë, edhe njihet për deklarata të guximshme e të forta, që shpesh i çonte në këmbë me dhjetëra mijëra njerëz! Ky është Ismeti, njeriu që jeton me futbollin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat