Hysaj dhe shoku i skuadrës bëhen problem te Napoli

Futboll

Hysaj dhe shoku i skuadrës bëhen problem te Napoli

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:28
Hysaj dhe shoku i skuadrës bëhen problem te Napoli

Napoli duhet t’i japë zgjidhje dy çështjeve kryesore klubit: Hysaj dhe Maksimoviq.

Dy mbrojtësit napolitanë ende nuk po rinovojnë kontratën me klubin e kaltër dhe përderisa ofertat e klubit nuk kënaqin asnjërin prej tyre, largimi me parametër zero është thuajse i pashmangshëm.

Në Itali raportojnë së fundmi se menaxherët e dy futbollistëve po punojnë për zgjidhjen përfundimtare të së ardhmes së tyre, por deri tani ka vetëm “tym të zi”.

Edhe pse u përfol se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis kishte vendosur që dy lojtarët të mos nxirreshin në shitje gjatë janarit, gjasat janë që mbrojtësi shqiptar dhe ai serb të bëjnë gati “valixhet”.

29-vjeçari serb thuhet se mund të kalojë tek Interi, ndërsa Roma nga ana tjetër është gati t’i hapë dyert Hysajt. Deri në fundit të vitit 2021 kur skadon kontrata, nuk përjashtohet mundësia e rinovimit, por deri tani situata nuk duket optimiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat