Koeman: Ka lojtarë në klub që gjenden në një situatë të komplikuar

Futboll

Koeman: Ka lojtarë në klub që gjenden në një situatë të komplikuar

Më: 2 janar 2021 Në ora: 14:57
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka dalur në një konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes me Husecan.

Ai gjatë kësaj konference shpjegoi se ka lojtarë në klubin e tij të cilët janë në një situatë të komplikuar.

Holandezi nuk ka dhënë ndonjë emër por ai tha: “Ka lojtarë të cilët gjenden në një situatë të komplikuar në klub dhe ne gjithashtu dëshirojmë që ta forcojmë skuadrën tonë”.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Barcelonë më 24 janar dhe pothuajse gjithçka mbi të ardhmen e shumë lojtarëve në klub do të varet nga presidenti i ri.

“Presidenti do të zgjidhet vonë, e nuk do të ketë shumë kohë (të mbetur në afatin kalimtar,” shtoi Koeman.

“Ne duhet të jemi të përgatitur të flasim shpejt për të zgjidhur çështjet sportive. Unë nuk mund ta ndryshoj datën e zgjedhjeve, ne duhet ta pranojmë atë.”

“Në parim, unë nuk do të zhgënjehem që nuk mund të transferojmë ndonjë lojtar për shkak të situatës së klubit,” tha ai.

“Unë flas shumë me Ramon Planes (drejtorin sportiv) për lojtarët e rinj, ku ne mund të përmirësojmë cilësinë e skuadrës, megjithëse do të duhet të jetë presidenti i ri që nënshkruan vendimet.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat