Fjalët e para të Pochettinos si trajner i PSG-së

Futboll

Fjalët e para të Pochettinos si trajner i PSG-së

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:30
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet i lumtur dhe i privilegjuar që është bërë trajner i Paris Saint-Germain, ndërsa nuk ka hezituar t’i falënderoj drejtuesit dhe mezi pret të takohet me lojtarët e tij për të nisur rrugën drejt sukseseve.

PSG ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin Pochettino, i cili vjen si pasues i gjermanit Thomas Tuchel, i cili u shkarkuar në javën e fundit të viti 2020.

Marrëveshja mes palëve ishte një kontratë një vit e gjysmë apo deri në fund të qershorit 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Emërimi i tij në krye të klubit nga Parc des Princes ka bërë që Pochettino të ndihet i lumtur, pasi në të kaluarën edhe ka luajtur si futbollist për PSG.

“Jam vërtet i lumtur dhe i nderuar që bëhem trajner i ri i Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht Pochettino pasi nënshkroi kontratën e tij.

“Do të doja të falënderoja drejtuesit e klubit për besimin që më kanë dhënë. Siç e dini, ky klub gjithmonë ka mbajtur një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme, veçanërisht për atmosferën unike të Parc des Princes”.

“Unë kthehem në klub sot me shumë ambicie dhe përulësi, dhe jam i etur të punoj me disa nga lojtarët më të talentuar të botës”.

“Kjo skuadër ka potencial fantastik dhe stafi im dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë më të mirën për Paris Saint-Germain në të gjitha garat”.

“Ne gjithashtu do të bëjmë çmos për t’i dhënë ekipit tonë identitetin luftarak dhe sulmues që tifozët parisianë gjithmonë kanë dashur”, përfundoi argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat