Steven Zhang mohon thashethemet për shitjen e Interit

Futboll

Steven Zhang mohon thashethemet për shitjen e Interit

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:55
Steven Zhang

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka mohuar kategorikisht zërat për një shitje të mundshme të klubit italian.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, familja Zhang i ka dhënë mandat Bankës Rothschild për të gjetur aksionerë të rinj të pakicës për Interin, por pronarët nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së klubit.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të klubit se këto zëra janë të pavërteta dhe pronarët nuk mendojnë shitjen.

Është presidenti Steven Zhang, i cili e ka mohuar raportin me një deklaratë zyrtare të botuar në faqen e Interit në rrjetet sociale.

“Në lidhje me thashethemet e raportuara sot, duke iu referuar posaçërisht mundësisë së shitjes së FC Internazionale Milano, presidenti Steven Zhang mohon kategorikisht këto pretendime të rreme dhe thekson se ato janë krejtësisht të pabazuara”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ndryshe, me ardhjen e pronarëve kinezë para disa viteve, Interi ka rikthyer investimet dhe është bërë përsëri një klub konkurrues në Itali dhe Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat