Zorc: Askush nuk na ka kontaktuar

Futboll

Zorc: Askush nuk na ka kontaktuar

Më: 2 janar 2021 Në ora: 18:11
Zorc: Askush nuk na ka kontaktuar

Arsenali janë lidhur me një transfer të gjermanit pasi që Mikel Arteta kërkon të zgjedh problemet me kreativitetin në skuadrën e tij

Arsenali është lidhur me një transfer të Julian Brandt gjatë afatit të janarit, por drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc thotë se nuk ka pasur kontakt me ta për këtë punë.

Pasi që nuk arritën që ta transferojnë Houssem Aouar gjatë verës, një mesfushorë kreativë është në top listën e transferëve nga Mikel Arteta.

Isco i Real Madridit është një synim tjetër për t’u huazuar nga Gunners, edhe pse mbetet për t’u parë se cilat janë mundësitë e tyre financiare për transfere në janar.

Brandt është parë si transferi i parë, por ende nuk dihet a është ai synim apo jo.

“E kam lexuar edhe unë këtë lajm, nuk mund të them shumë për këtë gjë”, tha Zorc për Bild. “Askush nuk na ka kontaktuar, nuk kemi asgjë në tavolinë-madje as në makinën e faksit”.

24 vjeçari ka një çmim shumë të lart. Brandt nuk ka munguar në asnjë ndeshje për Dortmundin këtë sezon dhe ka kontratë deri më 2024.

Afati i transferëve të dimrit në Arsenal ka filluar tashmë. Mbrojtësi i majtë, Sead Kolasinac është huazuar duke ju ribashkuar ish skuadrës së tij Schalkes e cila po lufton për mbijetesë në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat