Inzaghi: Ndeshje e veçantë për mua

Futboll

Inzaghi: Ndeshje e veçantë për mua

Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:11
Inzaghi: Ndeshje e veçantë për mua

Trajneri i Benevento, Filippo Inzaghi, është shprehur i ngazëllyer për ndeshjen e ardhsme që do luajë ekipi i tij ndaj AC Milan në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Pippo Inzaghi pranon që përballja me Milanin do të jetë gjithmonë speciale për të, por 47 vjeçari thotë se pavarësisht mungesave të Milan, ata mbeten tejet të rrezikshëm dhe duhet patur kujdes ndaj tyre.

"Kjo më duket pak si loja kundër Lazio, kur unë u ndesha kundër vëllait tim Simone", tha ai.

"Të gjithë e dinë se sa e dua Milanin dhe mendoj se kjo ndjenjë është e ndërsjellë me tifozët e ‘Rossonerëve’. Siç themi në këto situata, ne do të jemi rivalë për 90 minuta dhe pas kësaj unë mund të kthehem të jem tifozi numër një i Milanit", tha italiani.

"Unë u thashë lojtarëve të shijonin këto mundësi, sepse një vit më parë ishim në Serie B dhe tani po përballemi me udhëheqësit e Serie A, të etur për të arritur një befasi tjetër pasi morëm pikë nga Lazio dhe Juventus", shtoi ai.

"Milani është i pamposhtur që nga maji, kështu që kjo do të thotë se ata kanë një trajner të shkëlqyeshëm dhe një skuadër të aftë për të nxjerrur rezultat pozitiv pavarësisht mungesës së lojtarëve kryesorë", tha Inzaghi.

Ai e vlerësoi këtë ndeshje si të vështirë, por u shpreh optimist se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat