Skuadra shqiptare bëhet me trajner të ri

Futboll

Skuadra shqiptare bëhet me trajner të ri

Më: 2 janar 2021 Në ora: 22:58
Skuadra shqiptare bëhet me trajner të ri

Tashmë është zyrtare, Fabricio Kamarata ka marrë drejtimin e Apolonisë.

Ish-tekniku i Dinamos, në Kategorinë e Parë, ka marrë zyrtarisht “timonin” e skuadrës fierake.

“Sot fillon një sfidë e re për mua me Apoloninë në Kategorinë Superiore”, ishte statusi i Kamaratës në “Instagram” menjëherë pas emërimit si trajneri i skuadrës fierake.

Kujtojmë që Kamarata, arriti të shpetonte Dinamon sezonin e kaluar, ku blutë qëndruan në Kategorinë e Parë, teksa u largua si kryesues nga 18 herë kampionët e vendit, për të nisur një sfidë të re me Apoloninë, që renditet në vendin e fundit në Kategorinë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat