Zidane: Jam i kënaqur me paraqitjen, kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë

Futboll

Zidane: Jam i kënaqur me paraqitjen, kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 23:45
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur me ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Real Madrid ka triumfuar me rezultatin 2 – 0 ndaj Celta Vigo, për tu ngjitur në vendin e parë të La Ligas, pas ndeshjes edhe trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u shpreh i kënaqur me ndeshjen ku theksoi se ‘Los Blancos’ kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

‘Kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë deri në fund, janë tre pikë të rëndësishme’, tha ai.

‘Presioni në fushën e kundërshtarit dhe rikuperimi i topit është identiteti jonë, kështu jemi ne’, shtoi ai.

Tekniku francez foli edhe për Marco Asensio dhe u shpreh i kënaqur me formën e tij.

‘Jam i lumtur me Asensio, pasi ai pati një lëndim të madh, tani ai është mirë dhe po përmirësohet çdo herë e më shumë’, përfundoi Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat