Arsim Thaçi i rikthehet vendlindjes, merr drejtimin e FC Malisheva

Futboll

Arsim Thaçi i rikthehet vendlindjes, merr drejtimin e FC Malisheva

Më: 3 janar 2021 Në ora: 06:18
Arsim Thaçi

Trajneri i njohur nga Malisheva, Arsim Thaçi do t’i rikthehet vendlindjes.

Ai do ta drejtojë ekipin FC Malisheva.

Këtë e ka konfirmuar për mediat lokale vet Thaçi.

Ai do ta zevendesojë Senad Alirifen, i cili ka ndarë rrugët me FC Malishevën.

Ja shkrimi i Aliarfes:

Faleminderit MALISHEVË Pas një takimi me drejtorin e klubit, arritëm të përfundojmë bashkëpunimin 3 vjeqar me Fc Malishevën. Ishin 3 vite të lavdishme me shumë suksese duke filluar nga ngritja në ligën e parë, pastaj ekip pretendent për superligë, dhe tani po e lë në krye të klasifikimit ekipin me të cilin jam shumë krenar për këto rezultate që kemi arritur.

Gjithsesi për këto suksese dua të falënderoj përzemërsisht njerëzit që më kanë qëndruar pranë: Driton Morina, Kastriot Kafexholli, Kastriot Telaku, Skender Ulluri, Shkumbin Hoxhaj. U jam mirënjohës përherë për mbështetjen që më ofruan. Klubit i uroj suksese në pjesën e mbetur me shpresë që të vazhdojnë të qëndrojnë aty ku e lamë. Nga sot jam i lirë dhe i hapur per ofertat tjera!” Ka shkruar Aliarifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat