Për Muariton mund të rihapen  dyert e Serie A

Futboll

Për Muariton mund të rihapen  dyert e Serie A

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:57
Për Muariton mund të rihapen  dyert e Serie A

Milani është duke punuar për ta transferuar sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi, si pasardhës i Zlatan Ibrahimoviç.

Ajo që duket si një zë i merkatos së futbollit mund të ketë baza më të forta aq sa edhe kompanitë e basteve e japin realizimin e operacionit me kuota shumë të ulëta.

Ish-kapiteni i Interit, aktualisht te Paris Saint-Germain, mund të jetë objektivi numri një i kuqezinjve. Shumë do të varet edhe nga zgjedhjet e trajnerit të ri të francezëve Mauricio Pochettino.

Gjithsesi, realizimi i mundshëm i transferimit të bujshëm konfirmohet edhe nga të dhënat e kompanive të basteve, që e japin me 5.00 kthimin e argjentinasit në Milano, këtë herë me kuqezinjtë, brenda 30 shtatorit 2021.

Një kuotë akoma jo shumë e ulët, por shumë e “mundshme”.

Pas vetëm dy vitesh me fanellën e PSG, për Muariton mund të rihapen  dyert e Serie A, në një qytet që e njeh shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat