Man City do ta hetojë rastin e Benjamin Mendy

Futboll

Man City do ta hetojë rastin e Benjamin Mendy

Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:18
Man City do ta hetojë rastin e Benjamin Mendy

Skuadra angleze, Manchester City, do të kryejë një hetim lidhur me shkeljen e rregullave anti-COVID-19 nga futbollisti, Benjamin Mendy.

Pas raportimeve se Mendy ka shkelur rregullat anti-COVID-19, me udhëtimin e tij në New York, City doli me një deklaratë ku tha se do të hetojnë vet rastin pas dezinformimeve të medieve lidhur me rastin.

“Cityzens” do të përballen me Chelsean dhe do të kenë pesë mungesa shkaku i infektimit të tyre me COVID-19.

“Klubi është në dijeni të një mos respektimit të rregullave anti-COVID-19 që përfshin Benjamin Mendy dhe raportimin e mediave për të” tha klubi në një deklaratë.

“Ndërsa është e kuptueshme që elementët e këtij incidenti janë keqinterpretuar në lajme dhe raportime dhe se lojtari ka kërkuar falje publikisht për gabimin e tij, klubi është i zhgënjyer kur mësoi për shkeljen dhe do të kryejë një hetim të brendshëm”, thuhet në deklaratën e Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat