Shkupi po e kërkon trajnerin e ri 

Futboll

Shkupi po e kërkon trajnerin e ri 

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 18:54
Ozer

Skuadra shqiptare Shkupi është në kërkim të trajnerit të ri për pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Media maqedonase “Sportmedia” ka mësuar nga burime e saja, se në Çair lista e emrave për trajner është zvogëluar në dy dhe në të përfshihen strategu turk Hasan Ozer dhe trajneri nga Bosnja Mladen Zhizhoviq.

Ozer është trajner me përvojë, aktualisht është 46 vjeç dhe pas një karriere të suksesshme në lojën aktive, ai ishte ndihmëstrajner në ekipet Manisa, Kayseri, Gaziantep dhe disa ligave të ulëta turke, dhe së fundmi ai ishte trajneri i parë i Çelikut nga Zenica.

Lidhja e Shkupit me këtë ligë boshnjake është e njohur, prandaj edhe rasti është i madh për Ozer të drejtojë ekipin nga Çairi.

Nga ana tjetër, Mladen Zhizhoviq është pak më i ri, ai është 40 vjeç për momentin dhe angazhimi i tij i fundit është të ekipi Zrinjski nga Mostari. Ai më parë ka punuar në ekipin e Radnik Bjelinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat