Barcelona fiton me rezultat minimal

Futboll

Barcelona fiton me rezultat minimal

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:50
Barcelona fiton me rezultat minimal

Barcelona kthehet me tri pikë nga stadiumi “El Alcoraz” në Huesca.

Katalunasit shënuan fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Huesca-s, në takimin e javës së 17-të të Kampionatit të Spanjës. 

Barcelonës i falet golit të futbollistit Frenkie de Jong në minutën e 27-të pas asistimit të Lionel Messit. 

Tri pikë domethënëse për Barcelonën, që i japin qetësi edhe trajnerit Ronald Koeman. 

Barcelona renditet në pozitën e pestë me 28 pikë, ka 10 me pak se lideri Atletico Madridi dhe Huesca është në fund me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat