Dortmund konfirmon se kishte marrëveshje me Man Utd për Sanchon

Futboll

Dortmund konfirmon se kishte marrëveshje me Man Utd për Sanchon

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:10
Jadon Sancho

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka konfirmuar se klubi gjerman ka pasur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Jadon Sancho në “Old Trafford”.

Borussia Dortmund dhe Manchester United kishin arritur marrëveshje paraprake për transferimin e Jadon Sancho, këtë e konfirmoi edhe Drejtori ekzekutiv i Dortmund, Hans-Joachim Watzke.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Watzke konfirmoi se Sancho ishte gati të transferohej në Manchester dhe kishte marrëveshje personale me “The Red Devils” më herët gjatë verës.

Por theksohet se Sancho nuk do shkojë gjëkundi në janar, dhe si duket marrëveshja mbi 100 milionë është larg për tu arritur, sidomos pas situatës ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat