Mbrojtësi i Kombëtares spanjolle kërkohet nga Reali

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares spanjolle kërkohet nga Reali

Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:02
Pau Torres

Mbrojtësi i Villareal, Pau Torres, është bërë caku kryesor për mbrojtjen e Real Madrid, pasi këta të fundit nuk janë të sigurt për rinovimin e Sergio Ramos.

Real Madrid ka identifikuar mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres si një objektiv të afatit kalimtar të verës, sipas “Cadena Cope”.

Torres është një nga lojtarët më meritor te Villareall, duke u vendosur në qendër të mbrojtjes, ai i ndihmoi ekipit të tij të sigurojë vendin e pestë vitin që shkoi.

Tani, ai është objektivi kryesor i “Los Blancos” për mbrojtjen, sipas artikullit, thuhet se vlera e Torres është rreth 50 milionë euro, por që Reali mendon se ajo do të ulet shkaku i situatës së re që është krijuar në futboll nga pandemia COVID-19.

Ky lajm qarkullon si pasojë e mos rinovimit të kontratës së kapitenit, Sergio Ramos, i cili nuk ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat