Maehle prezantohet me fanellën zikaltër: Mezi pres të luaj

Futboll

Maehle prezantohet me fanellën zikaltër: Mezi pres të luaj

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:28
Maehle prezantohet me fanellën zikaltër: Mezi pres të luaj

Iu bashkua Atalantës në fund të vitit të kaluar dhe stërvitet prej një jave nën urdhrat e Gian Piero Gasperinit, por mbrojtësi anësor danez Joakim Maehle doli vetëm sot për të bërë prezantimin zyrtar para mediave.

Në fjalët e tij të para si pjesë e zikaltërve, Maehle nuk e fshehu kënaqësinë e transferimit në klubin bergamask, teksa i thuri elozhe skuadrës për lojën sulmuese dhe spektaklin që dhuron në fushën e blertë.

“Atalanta është një skuadër fantastike, dinamike dhe e apasionuar pas lojës sulmuese. Më pëlqen shumë puna që bëhet këtu dhe jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e këtij klubi. Kam folur shumë me Malinovskin, i cili më shpjegoi gjithçka për qytetin, skuadrën, trajnerin, drejtuesit, ushqimin, stilin e jetesës etj.”, u shpreh mbrojtësi danez.

Atalanta ka paguar rreth 12 milionë euro për të blerë kartonin e 23-vjeçarit nga skuadra belge e Genk, ndërsa vetë Joakim Maehle përshkruan cilësitë e tij sportive dhe thekson se synon të shndërrohet në një titullar te bergamaskët.

“Unë jam një mbrojtës krahu, por preferoj shumë të shtyj e të marr pjesë në fazën sulmuese. Mund të bëj mirë në të dy fazat, megjithatë gjatë këtij viti dua të rritem shumë jo vetëm në aspektin sportive, por edhe atë njerëzor, ndaj shpresoj të shndërrohem në një titullar te Atalanta”, deklaroi Maehle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat