Pau Torres shihet si ideali për mbrojtjen, Real Madridi gati ta paguajë klauzolën për spanjollin

Futboll

Pau Torres shihet si ideali për mbrojtjen, Real Madridi gati ta paguajë klauzolën për spanjollin

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:39
Pau Torres

Real Madridi synon që të bëjë përforcime të mëdha për edicionin e ri.

Los Blancos për synim kanë që ta ripërtërijnë repartin e mbrojtjes, ku përveç Sergio Ramos, lojtarët tjerë nuk kanë bindur këtë vit.

Gjiganti spanjoll ka vënë objektiv vetës transferimin e qendërmbrojtësit të Villarealit, Pau Torres.

23-vjeçari po vlerësohet si njëri nga më të mirët në La Liga në pozitën e tij dhe është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi.

Mediat spanjolle kanë raportuar se madrilenët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e Torresit për ta transferuar atë në Santiago Bernabeu.

34 herë kampioni i Spanjës ka gati shumën prej 50 milionë euro për ta paguar klauzolën e lojtarit.

Por trajneri Zidane nuk e do afrimin e Pau Torres në janar, por dëshiron që ta ketë në skuadër për edicionin e ri 2021/22.

Reprezentuesi spanjoll këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje për Villarealin ku ka shkëlqyer në repartin defensivë e ka shënuar edhe dy gola.

Në garë për të është edhe skuadra e madhe angleze Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat