Marcelino Garcia Torral emërohet trajner i ri i Athletic Bilbaos

Futboll

Marcelino Garcia Torral emërohet trajner i ri i Athletic Bilbaos

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:46
Marcelino Garcia Torral

Ashtu siç ishte përfolur, Marcelino Garcia Torral  është emëruar në krye të stolit të Athletic Bilbao-s.

Trajneri 55 vjeçar do të zëvendësojë Gaizka Garritano, që u shkarkua ditën e djeshme nga stoli i ekipit bask.

Marcelino është një emër mjaft i njohur i trajningut në Spanjë, pasi më herët ka bërë mjaft mirë në pankinat e Villarealit e Valencias, por ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Sevilla, Santander, Gijon, etj.

Misioni i Marcelinos në klubin bask do të jetë arritja e një vendi në Kupat e Europës, ndonëse gara në kampionatin spanjoll duket mjaft e fortë këtë sezon, me disa skuadra që po bëjnë mjaft mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat