Southampton – Liverpool, formacionet zyrtare

Futboll

Southampton – Liverpool, formacionet zyrtare

Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Liverpooli është mysafir i Southamptonit në ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën Premier.

Redsat janë në krye të kampionatit me 33 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi dhe do të përpiqen t’u shmangen rivalëve me triumf eventual.

Southamptoni mban vendin e nëntë në tabelë, mirëpo ka vetëm shtatë pikë më pak se pozita e parë, prandaj kampioni nuk do ta ketë të lehtë.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ralph Hasenhuettl dhe Jurgen Klopp, të cilët i kanë përgatitur skuadrat startuese për këtë sfidë.

Formacioni startues i Southamptonit: Forster, Peters, Stephens, Dednarek, Bertrand, Diallo, Ward-Prowse, Armstrong, Djenepo, Ings, Walcott.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Fabinho, Henderson, Robertson, Thiago, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Firmino

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat