Giroud mohon kalimin të Juventusi: Dua të fitojë trofe me Chelsean

Futboll

Giroud mohon kalimin të Juventusi: Dua të fitojë trofe me Chelsean

Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ka siguruar se nuk do transferohet këtë muaj të Juventusi.

Sulmuesi cilësohej si transferim i mundshëm për skuadrën e Andrea Pirlos, por mesa duket nuk do të ndodh.

Francezi ka bërë të ditur se synon trofe me “Blutë” dhe nuk e ka mendjen për kalimin të “Bianconerët”.

“Karriera ime e mbetur në kohë të shkurtër e shoh të Chelsea. Dua të jem i qetë dhe të fokusohem në fushë”.

“Jam duke i afruar fundit të kontratës në qershorin e ardhshëm, edhe pse kam edhe një vit shtesë me mundësi. Do shohim në fund të vitit”.

“Por, kam ambicie të fitojë trofe me Chelsean këtë sezon sepse kam shpresa në kualitetin e skuadrës”, deklaroi ai.

Momentalisht, klubi londinez nuk është në formën e duhur dhe shpresojnë të këndellen në ndeshjet e radhës, për të dëshmuar se janë në garë për titull ose së paku për top katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat