Riqui Puig rinovon me Barcelonën për dy vite, i rritet klauzola e lirimit

Futboll

Riqui Puig rinovon me Barcelonën për dy vite, i rritet klauzola e lirimit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:40
Riqui Puig

Talenti i Barcelonës, Riqui Puig ka aktivizuar mundësinë në kontratë për të rinovuar për dy vitet e ardhshme.

Pavarësisht që vazhdon të jetë në stol, e në disa ndeshje as nuk ftohet, Puig nuk konsideron largimin nga blaugranasit.

Sipas Mundo Deportivo, Puig ka nënshkruar kontratën që do e mbajë në “Camp Nou” se paku deri në vitin 2023.

Shumë klube ishin të interesuar për talentin, por përgjigja e Barcelona ishte jo.

Pos kësaj, Barcelonës gjithashtu i është arritur klauzola e lirimit në 100 milionë euro.

Pritet që gjithçka zyrtare të bëhet në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat