Futbollisti i ulet në gjunjë partneres në ditën e lindjes

Futboll

Futbollisti i ulet në gjunjë partneres në ditën e lindjes

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:13
Futbollisti i ulet në gjunjë partneres në ditën e lindjes

Futbollisti italian, Stefano Sensi i ka bërë propozimin e ëndrrave për martesë të dashurës së tij, Gulia Amodio.

Mesfushori i Interit zgjodhi ditën e lindjes së partneres për t’iu ulur në gjunjë dhe për ti kërkuar që të bëhej gruaja e tij,  ndërsa fishekzjarret ndriçuan qiellin e qytetit milanez.

“Gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment që kur isha fëmijë, por nuk e kisha imagjinuar kurrë pranë një njeriu kaq special sa ty.

Image

Një ditëlindje tepër e veçantë! Të dua pa fund”- shkroi modelja, teksa ndau me  ndjekësit momentin e propozimit për martesë.

Ndërsa futbollisti i komentoi: “Je lumturia ime, forca ime dhe gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Nuk e ke idenë sa me fat ndihem që të kam pranë çdo ditë dhe ne do ta mbrojmë dashurinë tonë së bashku, jam i sigurt! Të dua dashuria ime!”

Çifti janë së bashku prej shumë vitesh, por vetëm tani kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat