Cassano: Nëse Juve humbet ndaj Milanit, lamtumirë titull!

Futboll

Cassano: Nëse Juve humbet ndaj Milanit, lamtumirë titull!

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:35
Cassano: Nëse Juve humbet ndaj Milanit, lamtumirë titull!

Antonio Cassano flet për ndeshjen e madhe të 6 janarit në Serie A, mes Pirlos dhe Piolit. Ish-sulmuesi i njohur italian nuk ka dyshime: për Juventusin është një sfidë vendimtare për garën e kampionatit.

Nëse humbet, i thotë lamtumirë titullit: “Nëse do të më kishin thënë që Milani do të ishte i pari në janar, unë nuk do të kisha vënë bast për këtë asnjë euro.

Nëse kuqezinjtë e mbyllin të parët, unë do të habitesha 100%.

Favoriti numër një është Juventusi, por ndodhet prapa në renditje për momentin.

I heq kapelen Piolit, gjithsesi, të gjithë po e ndjekin. Kundër Beneventos më të mirë të sezonit, Milani ishte një skuadër: ky është termi më korrekt. Edhe pa liderin e tyre, Ibrahimovic, kuqezinjtë vazhdojnë të jenë të pandalshëm.

Më pëlqeu aq shumë Pioli kur mbeti me dhjetë lojtarë dhe hoqi Brahim Diaz për të vendosur Krunic në mes të fushës, duke lënë Leao, Rebic dhe Calhanoglu. Dhe në fakt, ai shënoi golin e dytë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat