Pas Partizanit nuk gjen qetësi as Tirana

Futboll

Pas Partizanit nuk gjen qetësi as Tirana

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:39
Pas Partizanit nuk gjen qetësi as Tirana

Pasi Partizani ka marrë dritën jeshile për hapjen e merkatos, nuk gjen qetësi Tirana.

Bardhebluve i është bllokuar merkato për shkakun e një borxhi prej 200.000 eurosh që kanë me ish-lojtarin Moktar Sise.

Ky i fundit që ka qenë pjesë e bardhebluve në vitin 2016 është larguar nga skuadra pasi nuk ka bindur drejtuesit, por pa arritur ndarjen me marrëveshje.

Pasi ka fituar çështjen ndaj Tiranës, FIFA ka vendosur për mbylljen e merkatos së kampionëve të Shqipërisë deri në momentin që do të paguhet shuma.

Një goditje e ardhur në momentin që Tirana zyrtarizoi afrimin e parë të bujshëm pasi mori në ekip Taulant Seferin, sulmuesin e Kombëtares që u huazua nga Young Boysi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat