Shuhen shpresat e tifozëve të Milanit

Futboll

Shuhen shpresat e tifozëve të Milanit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:44
Shuhen shpresat e tifozëve të Milanit

Sfida e radhës për liderin momental të Seria A, AC Milanin është kampionit të Italisë, Juventusit.

Por, në këtë ndeshje, "Rossonerët" do të jenë pa disa yje, si Gabbia, Bennacer, Saelemaekers, Tonali dhe Ibrahimovic, por do rikthehet Hernandez.

Sipas Sky Sports, lojtarët në fjalë janë stërvitur ndarës skuadrës, gjë që nënkupton që nuk janë të gatshëm për ndeshjen e radhës.

Sulmi i Milanit pritet të jetë me Rebic, Çalhanoglu dhe njërin nga dyshja Castillejo ose Diaz.

Ndërsa, në mesfushë të suspenduarin Sandro Tonali, pritet ta zëvendësojë Krunic që do t’i bashkohet të paprekshmit Kessie në mesfushë.

Në formacionin bazë do rikthehet Hernandez, që mungoi në fitoren ndaj Benevento.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat