Pioli: Kemi ndryshuar hiearkinë e kampionatit

Futboll

Pioli: Kemi ndryshuar hiearkinë e kampionatit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:32
Pioli: Kemi ndryshuar hiearkinë e kampionatit

Pas fitores 0:2 ndaj Beneventos, Milani do të ketë ndoshta provën më të madhe të sezonit deri më tani ku do të ndeshet me Juventusin, e programuar të luhet nesër në mbrëmje në “Giuseppe Meazza”. Trajneri Stefano Pioli, në vigjilje të kësaj sfide është shfaqur përpara gazetarëve në konferencë për shtyp për të folur për këtë përballje:

Juventusi – “Do të kemi përballë një skuadër që është rritur shumë, ka zhvilluar një rrugëtim të ri, vendoset mjaft mirë në fushë. Duhet të përballemi në mënyrën më të qetë në këndvështrimin taktik, dhe ata do të gjejnë një Milan të fortë.”

Milan-Juve – “Gjithmonë do të mbesë një ndeshje që ka shkruar historinë, por jemi në javën e 15 të kampionatit dhe për ne nuk do të jetë një ndeshje deçizive për të vendosur fatet. Dëshirojmë të luajmë mirë.”

Hierarkia e kampionatit – “E kemi ndryshuar pasi kemi bërë 17 pikë më shumë se sezoni i kaluar, jemi në rrugën e duhur por nuk mund të themi se kjo ndeshje në javën e 15 vendos fatet.”

Skuadra më e fortë në Itali – “Deri më tani jemi më të fortët, statistikat e thonë këtë gjë. Pas ndeshjes ndaj Beneventos duhet të themi që jemi më të fortët dhe do të luajmë deri në fund.”

Titulli kampion – “Duhet të vazhdojmë kështu deri në fund, të ndjekim me të njëtën vëmendje, kualitet dhe intensitet.”

Merkato – “Klubi e di që do të ketë mundësi dhe kështu do të bëjmë të ndihemi gati.”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat