Ankohet në referim

Futboll

Ankohet në referim

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:05
Ankohet në referim

Simone Inzaghi thotë se Lazio është duke u “dëmtuar” nga zyrtarët e arbitrimit ndeshjet e fundsit dhe kjo sipas tij “i ka kushtuar” atyre në ndeshjet kundër Milanit dhe Genoas.

Lazio e filloi vitin 2021 me një barazim 1-1 kundër Genoas e cila po lufton për mbijetesë, i cili barazim ishte i pari në pesë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A.

Inzaghi beson se paraqitjet ishin aq të mira për t’i fituar këto ndeshje por “vendimet e gjyqtarëve” dhe “ndërprerjet” tregojnë se pse erdhën këto rezultate të dobëta.

“Nesër do të kemi një ndeshje të rëndësishme, ne e dimë këtë”, tha Inzaghi në konferencë për shtyp.

“Ne vimë pas tri ndeshjesh shumë mirë të luajtura, por ne kemi pasur 15 minuta ndërprerje kundër Milanit dhe Genoas, të cilat na kushtuan shumë pikë”.

Fiorentina do ta viziton Olimpicon të mërkurën dhe Inzaghi pret reagim nga skuadra vendase.

“Motivimi na duhet kundër Fiorentinas”, vazhdoi ai. “Në ndeshjet e fundit, ne po ashtu jemi dëmtuar nga disa vendime në referim”.

“Tani, është koha të jemi më të fortë se kurrë. Skuadra e Prandellit po vjen pas një periudhe të mirë dhe ata kanë lojtarë kualitativë”.

“Ne duhet ta luajmë këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat