Guardiola në telashe para derbit

Futboll

Guardiola në telashe para derbit

Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:44
Guardiola në telashe para derbit

Sot luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Anglisë mes Manchester United dhe Manchester City, por te miqtë rastet me Covid-19 janë shtuar sot.

Përmes një deklaratë në rrjetet sociale, Manchester City ka deklaruar se edhe 3 persona të tjerë kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Bëhet fjalë për portierin Scott Carson, mesfushorin Cole Palmer dhe një anëtar të stafit të trajnerit Guardiola.

Ndërkohë që, më herët, 2 lojtarë të tjerë kanë dalë pozitivë te City, si sulmuesi Gabriel Jesus e mbrojtësi Kyle Walker, ndërsa 3 të tjerë janë futur në karantinë si masë paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat