Jusufi ndahet me FC Shkupi

Futboll

Jusufi ndahet me FC Shkupi

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:20
Jusufi ndahet me FC Shkupi

Futbollisti nga Tetova, Fatjon Jusufi përmes një njoftimi në facebook ka bërë me dije ndarjen me FC Shkupi.

Ai falënderon të gjithë në klub, duke thënë se po largohet me kujtime të mira.

Ja postimi i tij i plotë:

Njoftoj te gjithe se nga sot edhe zyrtarisht nuk jam më lojtar i FC Shkupit, klub të cilin e kam përfaqësuar me shumë krenari për 18 muaj duke dhënë maksimumin tim për t’a ndihmuar në arritjen e objektivave, fillimisht në kualifikimin në Europa League sezonin e shkuar dhe më pas në luftën për titull sezonin aktual.

Dua të falenderoj drejtuesit, trajnerët, bashkëlojtarët dhe në veçanti tifozët e klubit për mbështetjen e tyre të pakontestueshme gjatë periudhës sa kam mbajtur veshur fanellën e Shkupit.

Ishte një eksperiencë dhe një periudhë e veçantë nga e cila preferoj të mbetem me kujtimet e bukura që kemi patur, me sukseset e arritura dhe me faktin që sot FC Shkupi është shumë më lartë se dy vite më parë.

Të gjithë kolektivit i uroj më të mirat dhe shumë suksese në vazhdim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat