Asllani me Realin fitojnë derbin e Madridit

Futboll

Asllani me Realin fitojnë derbin e Madridit

Nga: K.G. Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:08
Asllani me Realin fitojnë derbin e Madridit

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, me Realin fitojnë derbin e Madridit, me rezultat 2:0 ndaj Madrid C, në takimin e javës së 14-të të Kampionatit të Spanjës. 

Asllani si zakonisht titullare, e cila u zëvendësua në minutën e 73-të.

Ajo u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 20-të. 

Jakobsson (42') e Cardona (84') shënuan për Realin, që  udhëheq renditjen me 31 pikë, ka një pikë dhe katër ndeshje më shumë se Barcelona në pozitën e dytë dhe Madrid C. zë vendin e 8-të me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat