Derbi i shqiptarëve të Kosovës në Francë, pa fitues

Futboll

Derbi i shqiptarëve të Kosovës në Francë, pa fitues

Nga: K.G. Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:51
Derbi i shqiptarëve të Kosovës në Francë, pa fitues

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli me Reims-in si vendas u ndanë baras (0:0) me Dijon-in e Bersant Celinës, në takimin e javës së 18-të të Kampionatit të Francës. 

Derbi i reprezentuesve të Kosovës, me gjithë lojën e mirë, nuk "prodhoi" gola, kështu që futbollisti Celina me Dijon-in importuan një pikë të madhe. 

Celina në minutën e 42-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Zeneli u zëvendësua në minutën e 66-të. 

Pas javës së 18-të. Reims mban pozitën e 15-të me 18 pikë, ndërsa Dijon është i 18-ti me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat