Barcelona importon tre pikë të mëdha nga Bilbao

Futboll

Barcelona importon tre pikë të mëdha nga Bilbao

Nga: K.Goca Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:52
Barcelona importon tre pikë të mëdha nga Bilbao

Barcelona kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi "San Mames" në Bilbao.

Katalunasit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Athletic Bilbaos. 

Kur është në formë Lionel Messi nuk ka krizë për Barcelonën. 

Futbollisti Messi realizon dy gola, në minutën e 38-të dhe të 62-tën, si dhe Pedri në atë të 14-tën për fitoren e Barcelonës. 

Willimas në minutën e 3-të dhe Muniain në atë të 90+1 shënuan për Bilbaon por nuk iu mjaftoi për rezultat të favorshëm. 

Barcelona ngrihet në vend të tretë me 31 pikë, ndërsa Bilbao mban pozitën e 9-të me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat