Pirlo: Treguam se kush komandon në këtë kampionat

Futboll

Pirlo: Treguam se kush komandon në këtë kampionat

Më: 7 janar 2021 Në ora: 00:51
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se fituan me meritë ndaj Milanit, në ndeshjen që u mbyll 3-1.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Sky Sport”, 41-vjeçari, pretendon se goli i Davide Calabrias u shënua pas një ndërhyrje të shkaktuar ndaj Andien Rabiot, teksa shprehet se skuadra e tij tregoi kush komandon në kampionat.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë. Në fushë pashë shpirtin e një skuadre që dëshiron të udhëheqë dhe të fitojë gjithmonë”.

“Ishim të vëmendshëm dhe të përqendruar, treguam se kush komandon në kampionat. Të shohim në muaj e ardhshëm se ku do të jemi në renditje”.

“Goli i Calabrias? Gjyqtari duhet të fishkëllente te faulli i Calhanoglu ndaj Rabiot. Gjithsesi është e vërtetë që ekipi nuk ishte i pozicionuar mirë në ato momente”.

“Forma e Dybalas? Ai nuk është akoma në formën më të mirë, ne kemi nevojë që ai të kthehet në formën e tij më të mirë. Nuk do të them asgjë për rinovimin e tij, nuk varet nga unë”, ka thënë Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat