Simeone jep shenja se ky mund të jetë sezoni i fundit në Atletico

Futboll

Simeone jep shenja se ky mund të jetë sezoni i fundit në Atletico

Më: 7 janar 2021 Në ora: 08:24
Simeone jep shenja se ky mund të jetë sezoni i fundit në Atletico

Atletico Madrid pësoi një humbje të madhe në Kupën e Mbretit, duke u eliminuar nga një skuadër e Ligës së Tretë spanjolle, UD Cornell.

Me rezultat minimal 1-0, Cornell arriti që ta eliminoj liderin e La Ligas.

Diego Simeone për këtë ndeshje ka pushuar yjet e tij të skuadrës sikurse Joao Felix, Renan Lodi, Jose Gimenez, Saul Niguez, Felipe dhe Angel Correa.

Pas humbjes, Simeone në një deklaratë pas ndeshjes dha shenja se mund të largohet nga Los Colchoneros.

“Gjërat ndryshojnë në futboll gjatë gjithë kohës, duhet të jeni të hapur për gjitha mundësitë. Jam shumë i lumtur këtu por duhet të jeni të hapur në atë se çfarë klubi vendos”, tha argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në fund të 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat