Probleme për Milan, Calhanoglu mbetet jashtë ndaj Torino

Futboll

Probleme për Milan, Calhanoglu mbetet jashtë ndaj Torino

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:56
Hakan Calhanoglu

Mesfushori i AC Milan, Hakan Calhanoglu, nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Torino, në kuadër të Coppa Italia.

Turku regjistroi një paraqitje fantastike, ku ishte njëri nga lojtarët më të dalluar të “Rossonerëve” në humbjen që pësoi Milan ndaj Juventus me rezultatin 1-3.

Sipas “Gianlucadimarzo.com”, tani edhe ai i është shtuar “problemeve” të trajenrit, Stefano Pioli, pas Ibrahimovic, Bennacer, Gabia, Saelesmaekers, Rebic dhe Krunic në listën e lëndimeve.

Calhanoglu pas lojës ndaj Juves, është ankuar për një dhimbje në këmbë, ishte në dyshim paraqitja e tij ndaj Torino, tani është e sigurt, ai nuk do paraqitet.

26 vjeçari do tu nënshtrohet testeve në ditët e ardhshme për të vlerësuar shkallën e lëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat