Çfarë po pengon?

Futboll

Çfarë po pengon?

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:27
Çfarë po pengon?

Ronald Koeman po kërkon nga Barcelona transferimin e ish-lojtarit të tij, Memphis Depay.Holandezi ishte i lidhur me një kalim në ”Camp Nou” edhe gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Trajneri i Barcelonës, është një fans i madh i Depayt dhe e konsideron si një lojtar shumë të mirë që do të përshtatej me klubin katalan.

Mirëpo, për shkak të situatës financiare në të cilën janë për momentin Barcelona, një transferim i tij në afatin kalimtar të janarit nuk mund të ndodh.

Duke pasur parasysh që kontrata e Depay mbaron në verë, dhe ai mund të transferohet falas, Barca po mendon për një skenar të tillë.Përveç kësaj, klubi do të presë që presidenti i ri të zgjedhet përpara se të përpiqet të nënshkruajë Depay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat