Trajneri i Werder Bremen merr vendimin për Rashicën

Futboll

Trajneri i Werder Bremen merr vendimin për Rashicën

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:59
Trajneri i Werder Bremen merr vendimin për Rashicën

Pavarësisht rikuperimit, Milot Rashica do të mungojë dhe këtë javë me Werder Bremen.

Dëmtimi i tij ka nevojë për kohë dhe doktorët i kanë sugjeruar që lojtari shqiptar nga Vushtria e Kosovës duhet të vazhdojë me stërvitjen individuale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes ndaj Bayer Leverkusen.

“Jemi shumë të lumtur që e kemi përsëri Rashicën në skuadrën tonë. Ai është kthyer nga dëmtimi, por nuk do të luajë. Ka akoma nevojë për riaftësim.”- u shpreh trajneri.

Sezoni i ri i Bundesligës nuk ishte aspak me fat për shqiptarin, pasi ka patur probleme të shpeshta në gju. Milot Rashica ka arritur të luajë vetëm pesë ndeshje, ku nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat