De Veki flet për Milikun

Futboll

De Veki flet për Milikun

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:30
De Veki flet për Milikun

Arkadiusz Milik është kthyer në një çështje prej momentit kur nuk ka pranuar rinovimin me Napolin teksa klubi vendosi ta lërë në këtë formë jashtë planeve dhe kështu në këtë sezon polaku nuk ka luajtur në asnjë ndeshje.

Çështja e sulmuesit sa vjen dhe vështirësohet pasi klubet e shumta që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit nuk janë të gatshme të paguajnë shifrën që kërkon Napoli, duke qenë se në verë ai do të jetë futbollist i lirë. Por, nëse Milik nuk merr minuta me Napolin atëherë do të humbasë Europianin me Poloninë, transmeton "Vip Sport".

Por, për këtë duket se Napolit nuk i intereson shumë dhe së fundmi Fabricio De Veki, një person që ka lidhje me agjentin dhe babain e tij e që shpesh ndërmjetëson për polakun, thekson se Napoli duket sikur e ka më mirë ta lejë Milik në tribunë dh eta humbasë me parametër 0.

“Dua të theksoj se Milik gjithnjë është sjellë si profesionist, stërvitet dy herë në ditë dhe mendon vetëm të kthehet në fushë. Këtë e bën edhe për kombëaren, por klubi e ka mbajtur jashtë kompeticioneve dhe ka bërë edhe sjellje të tjera që avokatët tanë po i studiojnë.

Ndonjëherë, kam përshtypjen se shoqëria preferon ta lejë në tribunë dhe ta humbasë me parametër 0 në vend që të përfitojë shifra të rëndësishme në këtë periudhë të vështirë. Megjithatë, raportet me Napolin mbeten konstante dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh De Veki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat