Koeman: Nuk guxojmë të humbasim

Futboll

Koeman: Nuk guxojmë të humbasim

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:45
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Granadas që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 18-të të La Ligas.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i brengosur për formën e “Blaugranëve” kohët e fundit ku ka aluduar se nuk guxohet të bëhen të njejtat gabime si ndeshjet e kaluara.

Barcelona hyn në këtë ndeshje pasi mundi Athletic Bilbao me rikthim, me një performancë fantastike nga i riu, Pedri, i cili shënoi dhe asistoi për Lionel Messi.

“Është një ndeshje që nuk do të mund ti besojmë sipas rezultateve të fundit”, tha ai.

“Është totalisht kundërshtar tjetër, fushë tjetër, rrethana tjera, ne duhet të jemi kokëulur dhe të punojmë edhe kur kemi topin por edhe kur jemi pa të”, tha holandezi.

“Ne e dinim se do të ishte një javë e vështirë me tre ndeshje jashtë, ne duhet të rikuperohemi dhe të tregojmë se akoma mund ta bëjmë, si ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Ne nuk jemi në një situatë ku mund të humbasin më shumë pikë. Ka një presion të madh dhe ne e dimë se nuk mund të humbasim. Për shkak të pozitës sonë, ne nuk mund të humbasim më shumë”, shtoi ai, duke aluduar në luftën për titull.

“Duhet të jemi të vëmendshëm e të mos pësojmë, shikoni Atletico Madrid, ata kanë shumë pak gola të pranuara. Duhet të jemi real, por nëse e fitojmë këtë ndeshje jemi vetëm katër pikë larg”, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat