Messit i rikthehet buzëqeshja

Futboll

Messit i rikthehet buzëqeshja

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:54
Lionel Messi

Viti 2021 ka filluar shumë mirë për Barcelonën. Dy ndeshje, dy fitore dhe dy gola nga Leo Messi, i cili ka rikthyer buzëqeshjen e tij.

Edhe pse është herët të flasim, është e qartë se ekipi i Ronald Koeman dhe Messi në veçanti lanë përshtypje shumë të mira në “San Mames”, ku Barcelona e regjistroi fitoren e tretë radhazi në udhëtim, 2:3 ndaj Athletic Bilbaos.

Imazhi i kapitenit, loja e tij dhe golat entuziazmuan tej mase tifozët e Barcelonës.

Siç mëson mediumi i madh spanjoll, Sport, Messi kishte patur mall për një ndeshje si ajo që ai luajti në La Catedral. Deri në atë moment, ai kishte insistuar dhe ishte munduar shumë, por gjërat nuk kishin shkuar siç ai kishte menduar.

Një tjetër arsye pse Messi është i lumtur në fushë është për shkak të partneritetit që po ndërton me Pedri González. Ata të dy po kuptohen shumë mirë me njëri tjetrin dhe kjo po rritet në secilën lojë.

Të dy kanë një talent të veçantë për të parashikuar lëvizjet që do të bëjnë dhe së bashku, ata po ndërtojnë një partneritet të frikshëm në sulm, që nëse vazhdon, do të jape fryte të mëdha.

Kujtojmë se ai që nga ky muaj është i lirë të bisedojë me skuadrat tjera për një transferim të mundshëm, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat