Trajneri i reagoi menjëherë

Futboll

Trajneri i reagoi menjëherë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:49
Trajneri i reagoi menjëherë

Liverpooli mundi Aston Villën në transfertë me 4:1, për të avancuar në raundin tjetër të FA Kupës.

Skuadra e Jurgen Kloppit luajti ndaj një ekipi të kategorisë U23 të Aston Villës, kjo pasi te skuadra A  kishte disa raste me “Covid-19” dhe nuk u lejuan ta zhvillonin takimin.

Por, një gjë interesante ndodhi pas ndeshjes, ku futbollisti i ri i Aston Villës dhe golashënues në këtë takim, Lui Beri shkëmbeu fanellën me Fabinhon.

Trajneri i reagoi menjëherë, duke i thënë se fanella e debutimit nuk dhurohet, dhe sulmuesi i ri vrapoi në tunel te braziliani për ta marr fanellën e tij, por ky i fundit ia dhuroi përsëri të veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat