Befason

Futboll

Befason

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:37
Antonio Cassano

Antonio Cassano, i cili ka luajtur në Real Madrid prej vitit 2006 deri në 2008, ka biseduar për herë të parë rreth klubit dhe ndikimit që ka presidenti Florentino Perez.

38 vjeçari pati një bisedë më shokun e tij në kombëtaren italianem, Christian Vier, duke i treguar kështu rreth eksperiencës së tij.

“Unë isha në Real Madrid dhe është diçka ndryshe nga pjesa tjetër e botës”, tha Cassano në një podcast të Vierit. “Në këtë moment, Florentino Perez është Papa, Mbreti dhe njeriu kryesor aty”.

Tutje, Cassano shpjegoi se nëse Perez ju ofron një kontratë të re dhe ju jeni duke bërë marrëveshje me një tjetër klub, ai vendos që ju të qëndroni, sipas tij, ai e ka këtë fuqi.

“Shikojeni Luka Modric kur dëshiroi të largohej, ai qëndroi dhe fitoi Topin e Artë, rast i njëjtë është edhe Fabio Cannavaro”.

“Atë vit ai kishte luajtur mirë me Juventusin por ata mund t’ia kishin dhënë atë [Gigi] Buffon ose [Zinedine] Zidane nëse nuk do të ishte për incidentin e Kupës së Botës”, tha Cassano, duke theksuar ndikimin e madh që ka Perez, transmeton lajmi.

Më pas, italiani tregon se edhe Zlatan Ibrahimovic kishte thënë fjalë të ngjashme për Topin e Artë. Ai përmend shprehjen e suedezit, “Messi po garonte për Topin e Artë me Florentino Perez dhe jo Cristiano Ronaldon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat