Rritet vlera e Armando Brojës

Futboll

Rritet vlera e Armando Brojës

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:59
Rritet vlera e Armando Brojës

Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë që pas huazimit të tij nga Çelsi tek Vitese në Holandë, ku ka shënuar 5 gola, të cilët kanë qenë mjaft vendimtarë.

Si pasojë e kësaj performance, tashmë vlera e lojtarit është rritur nga 1 milionë në 2.2 milionë euro, duke u bërë sulmuesi më i shtrenjtë i Kombëtares Shqiptare.

Kështu 19 vjeçari i dalë nga akademia e Çelsit, mposht konkurencën e emrave të rëndësishëm të përfaqësues sonë si Cikalleshi, Manaj dhe Sadiku.

Pas 4 ndeshjeve mungesë në fundvitin e 2020, sulmuesi shtatlartë luajti 15 minuta ndaj Alkmaar. Viti 2021 pritet të jetë vendimtar, pasi Brojës do t’i duhet të rikthehet në “Stamford Bridge” dhe duhet të bëjë gjithçka për të qenë titullar tek Çelsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat