Vllaznia gati të shesë Dungën për 130 mijë dollarë

Futboll

Vllaznia gati të shesë Dungën për 130 mijë dollarë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:09
Vllaznia gati të shesë Dungën për 130 mijë dollarë

“Ismael Dunga është në shitje”. Kështu u shpreh drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes me Teutën. 

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi shkodran është duke negociuar transferimin e kenianit me një ekip kinez dhe një japonez për shifrën e 130 mijë dollarëve. Një shumë jo e vogël për klubin shkodran, për më tepër që sulmuesi nuk ka as 5 muaj pjesë e Vllaznisë.

Dunga ka shënuar 4 gola në vetëm 7 ndeshje këtë kampionat me fanellën kuqeblu. Prej një muaji ai ndodhet në Kenia për shkak të problemit me dokumentacionin.

Javën e ardhshme pritet të mbërrijë në Shkodër, ndërsa drejtuesit e Vllaznisë presin të mbyllin marrëveshjen për ta shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat